
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka shkruar në rrjetet sociale raportuesi i PE për Serbinë, Vladimir Bilçik.
Bilçik tha gjithashtu se nevojitet një hetim i plotë i sulmit në Banjska dhe vendosja e drejtësisë.
“Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit ndaj Banjskës dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina gjithashtu duhet të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv me ndërmjetësim. të BE-së”, tha Bilçik./FrontOnline/