
Këshilli Prokurorial ka njoftuar se janë intervistuar katër kandidatë për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
“Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka intervistuar katër kandidatë që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.”
KPK ka bërë të ditur emrat e kandidatëve: Anton Hasanaj, Ardita Beqiraj-Hyseni, Dëshirë Jusaj dhe Enis Gashi.
Ky proces është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, EULEX’it dhe Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë.
“Paneli Vlerësues, pas procesit të intervistimit, vlerësimit dhe arsyetimit, do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.”