Kastrati: Kurti është kryeministër i sokakëve, erdhi në pushtet duke e gjuajtur Policinë me molotov

18:59 | 19 Tetor 2023
kastrati:-kurti-eshte-kryeminister-i-sokakeve,-erdhi-ne-pushtet-duke-e-gjuajtur-policine-me-molotov


Ardian Kastrati për mospjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë për të dytën herë ku u diskutua për mbështetje financiare për Policinë, ka thënë se Kurti vrapon vetëm për të marr merita, e jo për t’iu ndihmuar Policisë.

“Ne kemi një kryeministër të sokakëve i cili ka ardhë në pushtet duke e gjuajtur Policinë me molotov e tulla bashkë me Xhelal Sveçlën dhe moti ka treguar që nuk ka respekt për vendin. Kur ishte puna për të marrë kredi dhe merita për aksionin policor ne vëri mezi prit me dal aty, kurse kur është puna me iu pagu rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor e të tjera këta e bojkotojnë seancën”, ka thënë ai, për Front Online.

Komento: