Ylli i madh ia jep sinjalin pozitiv Milanit, ai po largohet nga klubi i tij

16:34 | 20 Prill 2019

Agjenti i yllit të Marseille ,Florian Thauvin, ka thënë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ai do të shqyrtojë mundësitë e tij të largohet nëse Marsej nuk kualifikohet në këtë garë.

Thuavin kohët e fundit dha komente në lidhje me Marseille pas daljes së tyre në Europa League dhe kjo nxiti thashetheme për një largim të mundshme nga gjigantët francezë.

Bayern Munich dhe Milani gjithashtu kanë qenë të lidhur me një lëvizje për francezin, përcjell ORAinfo.

Agjenti i tij, Jean-Pierre Bernes, ka sqaruar se lojtari mund të kërkojë të largohet nga klubi nëse Marseja nuk kualifikohet për sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League.

“Luajtja në Ligën e Kampionëve me Olympique Marseille ta ndryshon jetën dhe karrierën. Është ndjejë e mirë që të luash me këtë fanellë në garën prestigjioze evropiane.

“Por nëse klubi nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, atëherë do të bëjmë reflektimet e duhura”, ka thënë ai.

26-vjeçari është shfaqur në 27 Ligue 1 për Marsejën këtë sezon, duke shënuar 13 herë dhe duke asistuar gjashtë herë./ORAinfo/

Komento: