Instruktori në mesin e 10 më të mirëve në botë: Është gabim të trajnohet vetëm Njësia Speciale, duhet e gjithë policia

20:32 | 20 Tetor 2023
instruktori-ne-mesin-e-10-me-te-mireve-ne-bote:-eshte-gabim-te-trajnohet-vetem-njesia-speciale,-duhet-e-gjithe-policia

Ulik Gjonaj, një nga 10 instruktorët e vetëm në botë të cilët kanë fituar vend në nivelin e 8, njëri prej niveleve më të larta për siguri, ka kritikuar Policinë e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit në përgjithësi sa i përket trajnimeve profesionale të cilat i kryejnë.

Kjo kritikë e tij vjen pasi i njëjti beson që trajnime e ndryshme të cilat i sjellin profesionalizëm më të lartë policisë, duhet të bëhen për të gjithë njësoj duke mos e veçuar Policinë e Trafikut prej Njësisë Speciale, apo të tjera, pasi kontakti i parë me të dyshuarin zakonisht ndodh me policinë e trafikut.

“Policia e Kosovës, Shqipërisë, por edhe e Ballkanit, prioritet i japin më së shumti Njësisë Speciale për trajnime, këto njësi të tjera i lënë si pas dore. E kam vërejt edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Në Shqipëri është Tirana, Shkodra apo Vlora, regjionet tjera mbesin jashtë loje, policia mbet pa trajnime. Kjo nuk është e arsyeshme e as e vlerësueshme për policinë, sepse policia është e njëjtë pavarësisht në cilin regjion je. Po ashtu, edhe këtu në Kosovë, prioritet është Prishtina, Mitrovica dhe regjionet e tjera mbesin. Edhe Policia e Trafikut ka nevojë për trajnime, sepse kontakti i parë është me ta, pastaj me njësit më të specializuara”, u shpreh Gjonaj.

“Unë drejtpërdrejtë trajnime me policinë elitë nuk kam pasë në Kosovë, për shkak që nuk kam pasë edhe ftesë, por i kam pa në bazë të këndvështrimit. Policia duhet të ketë trajnime, ku në bazë të tyre shihet edhe vlera e profesionalizmi i tyre. Një polici që thotë ne jemi më të mirët, ajo polici s’është askush. Unë them që Policia e Kosovës është e përgatitur, mirëpo duhet të jenë gjithmonë të përgatitur, jo vetëm tash. T’i japim hapësirë programeve të reja akademike, jo instruktorëve me kurse që ia hupin vlerën Policisë”, deklaroi ndër tjera Gjonaj.

Video në vijim:

Komento: