Icardi do të mbetet në Seria A.
Wanda Nara, gruaja dhe agjenti i Interit, Mauro Icardi, ka pohuar se argjentinasi nuk ka në plan të largohet nga klubi këtë verë, përcjell ORAinfo.
“Mauro vazhdon të shënojë, ai ecën përpara, sepse ai është forca e familjes.
“Tani ai është më i qetë, ai përqafon të gjithë, sepse ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë. Ne do të jemi këtu [në Inter] përsëri vitin e ardhshëm. “, tha Nara./ORAinfo/