Bislimi në Paris takon emisarin francez për Ballkanin, thotë se kanë biseduar një mori temash

21:11 | 20 Tetor 2023
bislimi-ne-paris-takon-emisarin-francez-per-ballkanin,-thote-se-kane-biseduar-nje-mori-temash

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz.

Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

“Kontributi  dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.

Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman.

Komento: