Lamtumirë Barcelonë! Ky është ekipi i ri i Busquets

17:51 | 20 Prill 2019

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona.

Mesfushori Sergio Busquets do të vijojë karrierën në MLS (Kampionatin Amerikan të Futbollit). Gjatë një interviste të dhënë për “Sports Illustrated”, mesfushori 30-vjeçar ka konfirmuar se Amerika është destinacioni i tij i ardhshëm.

“E ardhmja ime? Gjithnjë kam thënë se nëse një ditë nuk do të jam më 100% të mundësive të mia, atëherë do të tërhiqem. Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por jam një fanatik i Amerikës dhe dua të luaj aty”, tha Busquets.

Sergio Busquets luan me Barcelonën që prej vitit 2008, ku në 342 ndeshje me fanellën e ekipi “blaugrana” ka realizuar 7 gola.

Komento: