Nis marshi protestues kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë

11:24 | 23 October 2023
nis-marshi-protestues-kunder-politikave-te-serbise-ndaj-vendbanimeve-shqiptare-ne-medvegje,-bujanoc-e-presheve

Ka nisur në Prishtinë marshi protestues kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi.

Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i vogël i protestueseve.

Ata po mbajnë në duar pankarta si ‘’Medvegja është Dardani’’, ‘Po na shuajnë’’.

Kjo protestë është organizuar nga Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar për Kosovën dhe Unioni shqiptar i Shoqërisë Civile.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe do të përfundojë te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Komento: