
Nuk e ka vlerësuar si të mirë punën e Xhelal Sveçlës në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili më herët mbante këtë post.
“Nuk e vlerësoj mirë, nuk bëj mbikëqyrje ditore të Sveçles, nuk është se jam marrë me çështje të tilla të brendshme dhe të sigurisë. Po nuk e vlerësoj mirë. Bën veprime populliste, por aspak pragmatiste”.