Visar Ymeri: Opozita nuk ka rënë në grackën e të bërit politikë populliste siç bënte Lëvizja Vetëvendosje

09:47 | 24 Tetor 2023
visar-ymeri:-opozita-nuk-ka-rene-ne-gracken-e-te-berit-politike-populliste-sic-bente-levizja-vetevendosje


“Opozita nuk ka rënë në grackën e të bërit politik populliste siç bënte Lëvizja Vetëvendosje”.

Kështu po e vlerëson ish-kryetari I VV-së, Visar Ymeri qëndrimet e opozitës karshi zhvillimeve në vend.

Ymeri thotë për Front Online se nuk pajtohet me ata që thonë se opozitë nuk ka në Kosovë.

Ai theksoi se opozitës I mungon pak guximi.

Ymeri e ka veçuar LDK për diçka.

“Ka opozitë në Kosovë, por opozita duhet ta ketë guximin e mjaftueshëm për të treguar se si e shohin ata saktë problemin dhe si do ta zgjidhin. Opozita në momente të caktuara po çalon për ta thënë mendimin e vetë meqë po i dukët se ai mendim nuk do të mirëpritët nga qytetarët. Opozita nuk ka rënë në grackën e të bërit politik populliste siç bënte VV kur ka qenë aty. LDK ka qenë e sinqertë në atë se çka duhet të bëjnë dhe të ecin përpara”, deklaroi Ymeri.

Komento: