Zjarr i madh në një banesë në Puhovc të Pejës

19:03 | 24 Tetor 2023
zjarr-i-madh-ne-nje-banese-ne-puhovc-te-pejes

Një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Nuk dihen shkaqet ende, ndërsa në vendngjarje janë Zjarrëfikësit, Policia dhe Emergjenca.

Dyshohet për të lënduar nga zjarri.

Sipas gazetarëve të ‘RADIO 1’ që ndodhen në vendngjarje, flakët kanë filluar në një banesë në katin e dytë mirëpo intensiteti i madh ka bërë që ato të përhapen edhe në katin e 3-të.

Lidhur me këtë rast, Front Online ka provuar të flasë me Policinë në Pejë, por për nomentin nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Komento: