Çka pritet të ndodhë sot?

07:57 | 25 Tetor 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Shoqata Shqiptare e Bankave organizojnë Forumin “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
  • 09:30Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë)
  • 10:00Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione takohet me përfaqësuesit e Panelit për Lirim me Kusht/KGJK, me qëllim të informimit për punën dhe funksionimin e këtij Paneli. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

     

  • 10:30Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, dorëzon në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës kërkesën kushtetuese në emër të përmbaruesit të shkarkuar privat, Ilir Mulhaxha, nga Ministria e Drejtësisë. (Gjykata Kushtetuese)

     

  • 11:00Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë hapjen solemne të Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. (Sheshin “Xhorxh Bush”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
  • 11:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të KQZ-së, AKP-së dhe AKK-së. (Kuvendi i Kosovës, C203) 
  • 12:00

    Universum International College (UNI) mban diskutim për nder të muajit rozë, rreth ndërgjegjësimit për kancer të gjirit. Merr pjesë dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)

  • 17:00Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor, mbajnë konferencë për Prezantimin e konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Komento: