Policia me detaje të reja për aksidentin ku vdiq ushtari italian

08:58 | 25 Tetor 2023
policia-me-detaje-te-reja-per-aksidentin-ku-vdiq-ushtari-italian

Një ushtar italian ka vdekur dje në një aksident trafiku në Pejë, më saktësisht në fshatin Leshan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes të dy veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy shtetas të huaj dhe një kosovar.

I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësorë, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar.

Njoftimi i plotë:

“Pejë  24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësorë, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: