E fitoi titullin e pestë me Juventusin, Allegri del me këtë njoftim

21:29 | 20 Prill 2019

Allegri thotë se titullin nuk e fituan kundër Fiorentinës.

Massimiliano Allegri, arkitekti i pesë titujve të fundit të fituara nga Juventus në Itali, ka analizuar ecurinë e skuadrës së tij në këtë kampionat.

“Jam shumë i gëzuar, sepse kemi arritur një objektiv të rëndësishëm. Kemi fituar gjysmën e trofeve për të cilët kemi luajtur. Duhet ta festojmë këtë titull, sepse nuk ka qenë i lehtë për t’u fituar”, ka thënë trajneri i “Zonjës”, përcjell telesport.

“Kampionatin e kemi fituar në Bologna, mes sfidave me Atletico-n dhe Napoli-n. Ka qenë një ndeshje vendimtare për këtë titull. Kemi patur shumë probleme, kemi punuar më pak se zakonisht”.

Komento: