Ylli i Tottenham në radarin e United dhe Napolit

21:59 | 20 Prill 2019

Dy klubet pritet të bëjnë ofertë për mbrojtësin e krahut të Tottenham.

Manchester Unitedi dhe Napoli kanë shprehur interesim për shërbimet e Kieran Trippier – raportojnë mediat italiane.

Dy klubet e përmendura pritet të bëjnë ofertë për mbrojtësin e krahut të Tottenham Hotspur.

Fubtollisti anglez ka qenë në formë të mirë këtë edicion duke u paraqitur në 25 ndeshje të Ligës Premier nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

Dhe në rast se Djajtë e Kuq apo Partenopei bëjnë ofertë të madhe, Spursat pritet ta lejojnë largimin e Trippier.

Mirëpo, pritet të shihet se në cilën pozitë do ta përfundojë sezonin Tottenhami dhe deri ku do të arrijë në Ligën e Kampionëve, pasi strategjia për sezonin e ri mund të ndryshojë varësisht nga suksesi.

Komento: