Kryeziu: Asociacioni duhet të bëhet në Kosovë, jo në Serbi

18:54 | 25 Tetor 2023
kryeziu:-asociacioni-duhet-te-behet-ne-kosove,-jo-ne-serbi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, ka deklaruar se është e vështirë arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë rreth Asociacionit.

“Ka qenë vetëm një marrëveshje me Serbinë, ajo e Kumanovës ta quajë ashtu marrëveshja e humbjes. Përndryshe, Serbia nuk bën marrëveshje. Edhe nëse ndodh ndonjë marrëveshje do të jetë unilaterale, pra Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian me Kosovën, për krijimin e Asociacionit”, tha Kryeziu në Info Magazine në Klan Kosova.

“Asociacioni duhet të krijohet në Kosovë, jo në Serbi”, tha ai.

Kryeziu theksoi se çështja e Asociacionit duhet të përfundoi me 15 dhjetor.

“Kjo duhet të përfundojë se bota ka punë më të mençur, më të rëndësishme e më të rënda sesa problemi I Kosovës”, deklaroi ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu.

Ndërkaq nesër në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, raportohet se do të takohet me krerët evropianë, ndër ta kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Komento: