Edhe dy minatorë grevistë dërgohen me ambulancë në spital

19:39 | 25 Tetor 2023
edhe-dy-minatore-greviste-dergohen-me-ambulance-ne-spital


Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur se dy minatorë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi gjendja e tyre shëndetësore është keqësuar gjatë grevës të cilët ata po e mbajnë.

Dy minatorë kanë kërkuar sot ndihmë mjekësorë pasi gjendja e tyre shëndetësore është keqësuar gjatë grevës që ata po e mbajnë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se të dy minatorët është dashur të barten me autoambulancë.

“Sot janë dy raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por njëri ka këmbëngulur dhe i është kthyer grevës”, tha ai.

Komento: