Halimi thekson se gjatë këtyre takimeve bashkëbiseduan për emancipimin shoqëror, cilësinë e jetës dhe politikës e shumë tema tjera.
“Jashtëzakonisht e lumtur që më është dhënë mundësia për të diskutuar me të rinjtë e të rejat e vendit tonë, lidhur me çështje të ndryshme shoqërore, gjinore e kulturore”, ka shkruar ajo.
Tutje Halimi ka treguar se keto takimet u realizuan me ftesë të aktivistëve.
“Me ftesë të aktivistëve, artdashësve e ithtarëve të mendimit të lirë, si dhe qytetarëve që e duan progresin e njeriut, kam bashkëbiseduar me ta për emancipimin shoqëror, avancimin e mendimit kritik, cilësisë së jetës dhe politikës si shërbim fisnik”, tha Halimi.