Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Silva

22:28 | 20 Prill 2019

AC Milan do të takohet me Jorge Mendes për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, Andre Silva.

Sulmuesi aktualisht është në huazim në Sevilla, të cilët thuhet se nuk janë të interesuar të paguajnë 39 milionë euro që Milan kërkojnë për të siguruar nënshkrimin e përhershëm të Silva, përcjell ORAinfo.

Calciomercato pretendon se ish-ylli i Portos nuk ka interes të kthehet në San Siro, ku ai me siguri do të luajë përsëri pranë Krzysztof Piatek.

Prandaj, duket se Silva mund të jetë në lëvizje këtë verë, me Mendes duke i ofruar sulmuesit portugez si Monacos ashtu edhe West Hamit./ORAinfo/

Komento: