Osmani: Binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme

12:29 | 26 Tetor 2023
osmani:-binjakezimi-i-qyteteve-kosovare-me-ato-amerikane-eshte-shembulli-i-miqesise-se-perhershme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita e saj në Ioëa.

“Bashkëbisedim me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Ioëa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme”, ka shkruar Osmani.

Komento: