Kryeministrja e Italisë Meloni nuk qëndroi as 10 minuta në takim me Kurtin

15:48 | 26 Tetor 2023
kryeministrja-e-italise-meloni-nuk-qendroi-as-10-minuta-ne-takim-me-kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar takimin e tij në Bruksel i cili nuk zgjati më shumë se 30 minuta.

Në këtë takim Kurti u takua me Scholzin, Macronin dhe Melonin.

Gazetari Kushtrim Sadiku i cili po raporton nga Brukseli ka bërë të ditur që kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk qëndroi më shumë se 7-8 minuta në këtë takim.

Pas takimit Kurti u pa teksa doli, por nuk u prononcua për media.

Edhe takimi i treshes evropiane me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ka përfunduar. Deri më tani s’ka pasur asnjë prononcim për media në lidhje me këto dy takime.

Komento: