Niko Kovac, trajner i skuadrës së Bayern Munich ka thënë se ndihet shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
Bayern shënoi fitore minimale kundër një rivali aspak të lehtë si Ëerder Bremen, duke rikthyer kështu kreun e tabelës.
Ndeshja mes gjigantit bavarez dhe skuadrës së Milot Rashicës, u vendos nga goli i vetëm i shënuar nga Niklas Sule.
Por, edhe pse fitorja ishte minimale, trajneri kroat është shprehur i lumtur me qetësinë që ka treguar skuadra e tij në fushë, përkundër momenteve vendimtare në kampionat.
Madje, sipas trajnerit, ishte pikërisht kjo pika që i ndihmoi më së shumti skuadrës së tij për arkëtimin e tri pikëve.
“Ishte e vështirë për të dy skuadrat. Moti dhe kushtet ishin ekstreme” ka thënë Kovac për faqen zyrtare të Bayern.
“Nga ngrirja, deri pothuajse në 25 gradë, nuk është e lehtë. Ne e dimë se Ëerder janë shumë të vështirë. Kështu, ne luajtëm qetë” ka thënë tutje trajneri kroat.
“Kartoni i kuq padyshim se bëri gjërat më të lehta për ne në pjesën e dytë. Unë do të doja që të kishim më shumë shanse sesa ato që patëm” ka shtuar Niko.
“Por, mjafton 1:0. Ne kemi tri pikët dhe jemi të lumtur që mund të festojmë pashkët si liderë. Fitorja ishte e merituar” ka thënë ndër të tjerash Kovac.
Me Bayern dhe Dortmund që kanë katër pikë diferencë (Dortmund ka një lojë më pak), situata është shumë e komplikuar në Bundesliga sa i përket titullit të kampionit.
Gjasat janë të mëdha që kampioni i këtij edicioni të vendosët vetëm në xhiron e fundit të kësaj kampanje.