Garë e madhe mes gjigantëve të Premierligës, për yllin e Ajaxit

10:23 | 21 Prill 2019

Duket se ylli i Ajaxit është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar.

Katër skuadra nga Premierliga janë duke monitoruar situatën e yllit të Ajax Amsterdam.

Hakim Ziyech është lojtari i cili ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij fantastike këtë edicion.

Lojtari ka qenë krucial në përballjet e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid dhe Juventus, ku Ajax bëri befasinë e madhe.

Çmimi i lojtarit në treg është mjaft i favorshëm dhe skuadrat angleze duket se nuk do ta lëshojnë mundësinë për të nënshkruar me të.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Manchester United janë të interesuara për lojtarin.

Nënshkrimi i marokenit do të sigurohej për një shumë prej 30 milionë eurove, që sigurisht se nuk do të ishte problematike për skuadrat angleze.

Gjithsesi, në një deklaratë të tijën dje, lojtari ka lënë të hapur edhe mundësinë për qëndrimin tek Ajax, ku ka thënë se është shumë i lumtur.

Ai ishte transferuar tek gjiganti holandez nga skuadra e Tëente dhe këtë edicion ka mundësinë që të shkruajë historinë me skuadrën nga Amsterdami.

Komento: