Klopp, trajner i Liverpoolit, vazhdon t’a ëndërroi titullin e Premierligës.
Trajneri i Liverpool ka zbuluar një detaj interesant të tijin, në rrugëtimin për titullin e kampionit të Premierligës.
Klopp është shumë afër që t’i sjellë Liverpool titullin e parë të Premierligës pas 29 viteve, por për këtë, ai ka bërë shumë sakrifica.
Gjermani ka thënë se e ka izoluar vetën e tij në shtëpi dhe ka thënë se del nga shtëpia vetëm për stërvitjet dhe ndeshjet.
Puna është edhe më e vështirë për trajnerin pas arritjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë skuadrën e Barcelonës.
Gjithsesi, gjermani është i vendosur për suksesin këtë edicion dhe ai nuk e ka ndërmend ta lëshojë shtëpinë, në mënyrë që të jetë sa më i koncentruar.
“Unë nuk dal jashtë shtëpisë – përveç futbollit” ka thënë Klopp.
“Pse duhet? Unë kam mjaftueshëm pantallona që të më mjaftojnë për 20 vitete e ardhshme, kështu që jam mirë. Nuk shkoj në qendra tregtare. Nuk i bëjë këto gjëra” ka thënë tutje trajneri i Liverpool.
“Mund ta imagjinojë se atmosfera në qytet është shumë e mirë, por nuk më duhet ta dëgjojë, nuk më duhet ta shoh.”
“Por, është futbolli, dhe për pjesën më të madhe të jetës kam qenë adhurues i futbollit, kështu që nëse skuadra ime do të bënte këtë, e di se si do të ndihesha. E imagjinoj se njerëzit duan të dalin të festojnë dhe të flasin për të, por ne nuk jemi pjesë e saj. Ne duhet të sigurohemi të qëndrojmë kështu” ka thënë ndër të tjerash Klopp.
Liverpool tashmë janë në një seri prej 17 ndeshjeve pa humbje, duke përfshirë tetë fitore radhazi.
Testi i radhës për skuadrën e Jurgen Klopp do të jetë Cardiff City. Kjo ndeshje luhet sot, me fillim nga ora 17:00.