Duket se PSG-ja e do me ҫdo kusht yllin e madh.
Skuadra e Paris Saint Germain është e gatshme që të transferojë një tjetër super lojtar në afatin kalimtar të verës.
Thomas Tuchel duket se po synon të forcojë krahët e mbrojtjes, dhe për këtë ka kthyer sytë nga Premierliga.
Në radarin e kampionëve të Francës, sipas raportimeve të ‘Express’, është lojtari i Crystal Palace, Ëilfried Zaha.
Nga mediet britanike raportohet se gjigantët e Ligue 1 janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro për ish lojtarin e Manchester United.
Në anën tjetër, edhe Zaha ka shprehur dëshirën për tu larguar nga ‘Selhurst Park’, duke thënë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Për lojtarin janë interesuar edhe skuadra si Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.net.
Por, kampionët e Ligue 1 janë gjithashtu duke vëzhguar situatën e lojtarit, dhe me inkuadrimin e tyre në garë ata do të ktheheshin në favorit për nënshkrimin e tij.
PSG do të ishin të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të skuadrës së Crystal, gjithashtu, lojtari do ta kishte të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.