29 vjet nga lirimi i Adem Demaҫit, Thaҫi ka diҫka për të thënë

13:09 | 21 Prill 2019

Sot janë bërë 29 vjet që nga lirimi i Adem Demaҫit.

Presidenti Hashim Thaci ka përkujtuar 29-vjetorin e lirimit të Demaҫit.

Thaçi ka thënë se ai kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë

“Para 29 vetësh ishte liruar Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Presidenti kujton 28 vitet që mbajti Demaci, tashmë i ndjerë, dhe mosheshtjen e tij përballë regjimit të Millosheviqit.

“ Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, thuhet në postimin e të parit të shtetit.

Komento: