Kurti takoi drejtoreshën e NDI-së, diskutuan për zhvillimet aktuale

16:31 | 01 Nëntor 2023
kurti-takoi-drejtoreshen-e-ndi-se,-diskutuan-per-zhvillimet-aktuale

Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u folë për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimit të partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Komento: