Ministria e Drejtësisë: Gërmimet në veri nuk kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit

19:59 | 01 Nëntor 2023
ministria-e-drejtesise:-germimet-ne-veri-nuk-kane-te-bejne-me-personat-e-zhdukur-nga-lufta-e-fundit

Ministria e Drejtësisë (MD) ka njoftuar se gërmimet e së mërkurës për gjetjen e eshtrave në dy lokacione në veri të vendit, nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit.

Ministria përmes njoftimit thotë se aktivitetet fushore të realizuara në veri të Mitrovicës, ndonëse në dy lokacione të ndryshme kanë të bëjbë me të njëjtin rast.

“Pasi që rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës. Për hir të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ndryshe, sot, policia dhe EULEX-i kanë nisur gërmime për gjetje të eshtrave në fshatin Suhodoll, por edhe në magjistralen Leposaviq-Zveçan.

Komento: