Krasniqi: Kjo qeveri nuk ka rritur pagat për askënd

21:47 | 01 Nëntor 2023
krasniqi:-kjo-qeveri-nuk-ka-rritur-pagat-per-askend

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se Qeveria Kurti nuk ka rritur pagat për askënd, teksa shtoi se pagat e policëve janë të njëjta që nga qeverisja e PDK-së.

”Realisht nuk arritën që t’i rritin pagat për askënd, me ndonjë përjashtim siç ishte te mjekët në kategori të caktuara,  por që i zvgëlojë pagat te profesorët universitar në kategori të caktuara”, tha Krasniqi në ”Click” të RTV21.

Krasniqi: Ne u kemi rrit pagat, sot Policia nuk kanë as uniforma

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke folur për kushtet e Policisë së Kosovës tha se Qeveria duhet të reflektojë pasi që do ketë grevë pas greve, teksa shtoi se në kohën kurr PDK-ja ishte në pushtet Policisë ua ka rritur pagat përmbi 100%.

”Ne jemi që 4 vite në opozitë, ne ua kemi rritur pagat përmi  100% kanë qenë shumë të vogla”, tha ndër tjera Krasniqi.

Ai tutje shtoi se Qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e çdo kategorie që janë para nje krize sociale dhe ekonomike.

”Sot është koha që kjo Qeveri këto institucione t’i marrin seriozisht policët, por jo vetem policët, por t’i marrin seriozisht të gjitha kategorit që janë para nje krize sociale dhe ekonomike”, tha Krasniqi.

 

Komento: