”Gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”, Krasniqi: Kryeministri po heziton të përballet me të vërtetën 

23:09 | 01 Nëntor 2023
”gjate-mandatit-te-tij-kane-ikur-mbi-200.000-qytetare”,-krasniqi:-kryeministri-po-heziton-te-perballet-me-te-verteten 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Krasniqi ka thënë se ky proces ka filluar me vonesë e arsyeja kryesore sipas tij,  është se Kryeministri Albin Kurti po heziton të përballet me të vërtetën sepse ”gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”.

“Kurti e dinë që Kosova po shpopullohet e dinë se këtu kanë mbet 1.500.000 banorë numër ky që mund të svogëlohet, Kurti i dinë të gjitha këto. Ai po heziton të bllafaqhet me një të vërtetë të madhe se gjatë qeverisjes së tij janë larguat mbi 200.000 qytetarë”, tha Krasniqi në ”Click” të RTV21.

Komento: