Abdixhiku: Për t’i marrë policët 2200 euro duhet të punojnë 20 orë në ditë, paga e tyre është 550 euro neto

23:25 | 01 Nëntor 2023
abdixhiku:-per-t’i-marre-policet-2200-euro-duhet-te-punojne-20-ore-ne-dite,-paga-e-tyre-eshte-550-euro-neto

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se policët kanë pagë 550 euro neto, e bruto 630 euro. Por, ai thotë se për t’i marrë 2200 euro pagë, ata duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë me nga 20 orë punë në ditë, e me nga 4 orë gjumë.

Ai ka thënë se një Qeveri normale nuk do të lejonte që njësitin elitar të Policisë ta kishte në protestë.

“Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend”, shkruan ai.

Reagimi i Abdixhikut vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha se pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë pajisje në vlerë 10 mijë euro dhe të ardhurat e tyre sivjet shkuan mbi 2200 Euro.

Reagimi i tij i plotë:

Komento: