Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se rrahu katër femra

09:25 | 02 Nëntor 2023
arrestohet-nje-person-ne-podujeve,-dyshohet-se-rrahu-kater-femra

Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike katër femrave.

“DHUNË NË FAMILJE – Podujevë 01.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”

Komento: