Rama: Koncertet e festivalet tash e tutje do të realizohen në skenën e re të krijuar në Pallatin e Rinisë

09:56 | 02 Nëntor 2023
rama:-koncertet-e-festivalet-tash-e-tutje-do-te-realizohen-ne-skenen-e-re-te-krijuar-ne-pallatin-e-rinise

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të gjitha koncertet, festivalet e shfaqjet tash e tutje do të realizohen në skenën e re të krijuar në ish-sallën e djegur të Pallatit të Rinisë.

Rama ka thënë se ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë.

“Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit. Mrika Gashi, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, na informoi se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente. Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri”, ka shkruar Rama.

Komento: