Kandiq: Njohja de-fakto gur themel për raportin Kosovë-Serbi

14:12 | 02 Nëntor 2023
kandiq:-njohja-de-fakto-gur-themel-per-raportin-kosove-serbi

Drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila përcjell në mënyrë aktive zhvillimet politike dhe raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se njohja de-fakto e Kosovës nga Serbia është gur themeli i raporteve të mira në mes të të dy shteteve.

Kandiq ka shkruar se është e rëndësishme që të hiqet nga diskursi publik dhe politik përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Këtu Kandiq ka përmendur këtu referencën e Serbisë për Republikën e Kosovës “si e ashtuquajtur”.

“Është e rëndësishme që në Serbi, diskursi publik dhe politik të largohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes- i ashtuquajturi shteti i Kosovës, i ashtuquajturi kryeministër. , të ashtuquajturit shqiptarë…”, ka shkruar Kandiq.

 

 

Komento: