Gjykata jep detaje për tre burrat e kthyer nga Siria, ja për ҫfarë akuzohen ata

16:13 | 21 Prill 2019

Shumë persona janë kthyer nga Siria në Kosovë.

Gjykata Themelore Në Prishtinë sot ka caktuar masën e ndalimit ndaj A.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 par.3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ndërsa ndaj të pandehurve A.K dhe V.Q për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.

“Të pandehurve A.M, A.K dhe V.Q iu është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilin veç e veç.

Gjykata ka caktuar masën e ndalimit ndaj tre të pandehurve bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave,.

“Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi.

Katër personat konsideroheshin nga organet e drejtësisë si persona me rrezikshmëri të lartë. Emrat e tyre janë Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.

Komento: