Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Specialja për intervistim

23:10 | 02 Nëntor 2023
rrustem-mustafa-ftohet-perseri-nga-specialja-per-intervistim

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Siç mëson KlanKosova.tv ai do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.

Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.

Komento: