Specialja del me sqarim mbi bastisjet e fundit në Kosovë

00:07 | 03 Nëntor 2023
specialja-del-me-sqarim-mbi-bastisjet-e-fundit-ne-kosove

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një njoftim lidhur me operacionet e fundit në Kosovë.

ZPS thotë se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Komento: