
Gjatë pasditës së djeshme u gjetë i vetëvrarë biznismeni Lulzim Kryeziu.
E ndërsa sot atij do ti jepet lamtumira e fundit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e familjarëve të tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.Ata thanë se funerali niset nga Ranchi i tyre në këtë fshat.
Lidhur me këtë rast nga prokuroria rajonale e Gjakovës thanë se janë duke e hetuar këtë rast që u cilësua si vetëvrasje.
Njoftimi i plotë:
“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se dje ndërroi jetë djali, vëllau dhe babai ynë,
Lulzim Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte), me datën 03.11.2023, në ora 15:00 në varrezat e Bubavecit.
Funerali niset nga Ranchi në Bubavec.
Me pikëllim,
Familja Kryeziu”