Familja njofton për vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të afaristit Lulzim Kryeziu

09:38 | 03 Nëntor 2023

Vdekja e biznesmenit kosovar, Lulzim Kryeziu e ka tronditur familjen e tij.

Kjo e fundit përmes një njoftimi pikëllues ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se dje ndërroi jetë djali, vëllau dhe babai ynë,

Lulzim Kryeziu.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte), me datën 03.11.2023, në ora 15:00 në varrezat e Bubavecit.

Funerali niset nga Ranchi në Bubavec.

Me pikëllim,

Familja Kryeziu”

Komento: