
Aktivistë të PSD-së janë duke zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Front Online.
Ata po presin deputetët e pushtetit dhe ministrat duke hyrë në Kuvend dhe po iu vendosen ato që po i quajnë medalje e në të cilat shkruan “Deputet i Zajednicës”.
Këto medalje ia kanë vendosur ministrit Elbert Krasniqi, ministrit Hekuran Murati dhe deputeti Sali Zyba.
Aktivistët e PSD-së po presin ende para Kuvendit për të vazhduar me aksionin./Front Online/

