Erëra të fuqishme përfshijnë rajonin e Dukagjinit

13:39 | 03 Nëntor 2023
erera-te-fuqishme-perfshijne-rajonin-e-dukagjinit

Erëra të fuqishme kanë përfshirë sot rajonin e Dukagjinit.

Meteo Ballkan ka shpërndarë disa postime në Facebook, ku thotë se si pasojë e erërave janë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit dhe Pejës, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në njoftim, disa shtylla elektrike tashmë janë rrëzuar.

Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ku deri tani janë shënuar disa viktima.

Komento: