Berisha-Kurtit: Sikur me bashkimin kombëtar, prano që i ‘hëngre fjalët’ për Zajednicën

18:45 | 03 Nëntor 2023
berisha-kurtit:-sikur-me-bashkimin-kombetar,-prano-qe-i-‘hengre-fjalet’-per-zajednicen
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun dhe Asociacionin ka qenë kritik me kryeministrin Albin Kurti.
Berisha i ka thënë Kurtit për temën e Asociacionit ta tejkalojë sikur premtimin e hershëm të tij për bashkim kombëtar.
“Nuk ke nevojë me fol shumë, veç po është momenti, e kam pranu Zajednicën. Gjithë mllefi i deputetëve ndaj teje është pikërisht për shkak të premtimit që e ke dhënë sa ishe në opozitë, ke pasur fjalë ndryshe. Ka njerëz këtu që e kanë nisur asociacionin dhe e pranojnë sot Zajednicën. Veç dil pranoje, thuaj po e pranoj Zajednicën”, deklaroi Berisha.

Komento: