Pas më shumë se tetë orësh përfundon seanca e Kuvendit

20:14 | 03 Nëntor 2023
pas-me-shume-se-tete-oresh-perfundon-seanca-e-kuvendit

Pas më shumë se tetë orësh diskutime në Kuvend, ka përfunduar seanca plenare për ditën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë mbetur edhe 7 pika të rendit të ditës të cilat pritet të shqyrtohen javën e ardhshme.

Kujtojmë se pika më e nxehtë në rend të ditës ishte ajo  e  raportimit të Kryeministrit Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Komento: