Petkoviq: Kontingjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë

10:36 | 04 Nëntor 2023
petkoviq:-kontingjenti-i-barnave-tona-do-te-dergohet-se-shpejti-ne-spitalet-ne-kosove

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se populli serb në Kosovë është në prag të një fatkeqësie humanitare për shkak të bllokadës dhe obstruksionit dyvjeçar të Kosovës dhe tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga populli serb që jeton në Kosovë.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, një kontingjent i barnave tona së shpejti do të dërgohet në spitalet e Republikës së Kosovës! Dy kamionë dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë mbrëmë në Republikën e Kosovës dhe do të u shpërndahet institucioneve shëndetësore pas procedurave”, tha Petkoviq, transmeton FrontOnline.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë theksoi se për shkak të bllokadës dhe obstruksionit gati dyvjeçar të Kosovës, e cila shpiku pengesa të ndryshme administrative, ne ishim në prag të një fatkeqësie humanitare.

Për këtë Beogradi i ka paralajmëruar rregullisht gjatë dialogut zyrtarët e BE-së, por edhe akterët e tjerë ndërkombëtarë. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga populli ynë në Kosovë!”, ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X”./FrontOnline/

Komento: