Arrestohen tre persona në Gjakovë, Policia iu gjen substanca narkotike, para të gatshme e telefona

15:00 | 04 Nëntor 2023
arrestohen-tre-persona-ne-gjakove,-policia-iu-gjen-substanca-narkotike,-para-te-gatshme-e-telefona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Gjakovë.

Të njëjtëve u është gjetur dhe konfiskuar: 3.24 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 0.60 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 380€ para të gatshëm dhe tre telefona mobil.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. Izet Hima, Gjakovë 03.11.2023 – 21:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të lokalit është gjetur dhe konfiskuar: 3.24 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 0.60 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 380€ para të gatshëm dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: