
Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar me 1 nëntor. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.
Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë se asnjëherë s’ka parë protestë të policisë.
Sipas tij, me rishikimin e buxhetit në Kuvend, të caktohen pagat e merituara për policët.
“Pagat e njësitit policor prej 2,200 euro që ka thënë Murati janë paga me shtesa për kohën sa kanë qenë në veri pasi kanë ndenjur në kujdestari e me orare të zgjatura. S’kam parë që policia ka protestuar përveç në Serbi. Në qoftëse qeveria e ka çuar në kufi policin që me dalë në protestë për të kërkuar pagesa më të mëdha për siguri e shtesat e rrezikshmërisë janë kërkesa normale por deputetet gjatë rishikimit të buxhetit të shikohet se çfarë po ndodhë dhe t’i caktojë pagat e merituara”, tha ai për Front Online.