Parashikimi i motit për të martën

23:01 | 06 Nëntor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-marten

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë nga zona perëndimore e në veri të vendit, ku mund të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, konkretisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /Front Online

Komento: