Zhduken dy persona, njëri nga Shtimja e tjetra nga Vitia

09:03 | 07 Nëntor 2023
zhduken-dy-persona,-njeri-nga-shtimja-e-tjetra-nga-vitia

Janë zhdukur një grua dhe një burrë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Shtime është zhdukur një burrë. Sipas policisë ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Shtime / 06.11.2023 – 11:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar dhe është kthyer më. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në Viti është zhdukur një grua.

“Viti,06.11.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është duke I hetuar rastet.

Komento: