Krasniqi: Lajçaku s’e prezantoi draftin e Asociacionit, jemi të shqetësuar – “dreqi” fshihet në detaje

11:45 | 07 Nëntor 2023
krasniqi:-lajcaku-s’e-prezantoi-draftin-e-asociacionit,-jemi-te-shqetesuar-–-“dreqi”-fshihet-ne-detaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.

“Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë, për arsye se nuk jemi të njoftuar në detaje, e sic thotë një shprehje, që dreqi fshihet në detaje. Neve na duhet të e shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt se një themelim i Asocaicionit nuk do ta ndryshoj për keq karakterin unitar të shtetit tonë dhe nuk do ta transformoj Republikën e Kosovës nga idealet e themeluesve të këtij shteti”, u shpreh ai para gazetarëve./FrontOnline

 

Komento: